2 filxhanë me vaj gatimi (vaji i ullirit është një alternativë e mirë për t'u provuar, por mund të zgjidhni edhe vajra të tjerë)
2 filxhanë me gjethe sherebele
Një kavanoz të madh qelqi me kapak
Shishe qelqi
Rreth 30 kokrra piper
Udhëzimet
Lajini dhe thajini gjethet e sherebelës dhe futini në kavanozin e qelqit. Shtoni 20 kokrra të grira të piperit të zi. Hidhni sipër tyre vajin e ngrohur pak dhe mbulojini gjethet mjaftueshëm. Shtypini me një lugë druri deri sa të jeni mbuluar me vajin që keni përzgjedhur. Lëreni vajin të ftohet dhe më pas mbylleni kapakun e kavanozit.
Vendoseni kavanozin në një vend të errët e të freskët për 2 deri në 3 javë. Kontrollojeni aromën e vajit është është e ndezur mjaftueshëm për shijet tuaja. Tre javë është maksimumi i ruajtjes së kavanozit me vajin e sherebelës në një vend të errët dhe të ftohtë. Gjatë kësaj periudhe duhet ta tundni kavanozin tre ose katër herë në javë për të përmirësuar procesin e tretjes. Pas 2 ose 3 javësh, kullojeni vajin dhe vendoseni në enën përfundimtare duke shtuar 10 kokrrat e mbetura të piperit të zi.
Këshilla
Nëse nuk keni gjethe mjaftueshëm përdorni degët e sherebelës të cilat prodhojnë një shije dhe aromë më të fortë dhe që i përngjan rrëshirës.
Këputeni sherebelën në mëngjes pas avullimit të vesës por përpara mesditës. Shpëlajini gjethet me ujë të bollshëm dhe vendosini në një shtresë me letër kuzhine.
Ngroheni vajin që do të përdorni mjaftueshëm sa të lejoni gjethet e sherebelës që të çlirojnë vajrat e tyre esencialë. Nëse vaji është i nxehtë, gjethet do të piqen.
Ngrohja e vajit bëhet mirë në një temperaturë prej 40 gradë Celcius. Pasi tretja ka përfunduar, hiqini gjethet nga vaji që të ruani nivelin e mirë të aromës dhe shijes.
Gjethet e lëna për gjatë do të rrisin intensitetin e aromës. Sherebela ia arrin të mposhtë shumë shije të ndryshme, ndaj një lugë gjelle prej këtij vaji është e mjaftueshme.
Vlerat shëndetsore të vajit esencial të sherebelës
- Lufton mykun, mikrobet dhe bakteret. Ai është efikas kundër një sërë infeksioneve të lëkurës, plagëve, ose të çarave që shkaktohen nga infeksione të rrezikshme.
- Antioksidant. Vaji esencial përdoret gjërësisht në trajtimet e lëkurës kundër plakjes. Ai është i pasur me antioksidantë të cilët luftojnë radikalet e lira në organizëm të cilët shkaktojnë edhe plakjen e parakohshme.
- Kundër inflamacionit. Vaji i sherebelës lufton inflamacionin në lëkurë, inflamacionin e shkaktuar prej etheve dhe largon toksinat që futen në gjak.
- Ndihmon me tretjen. Vaji i sherebelës lehtëson stomakun dhe përmirëson funksionet e të gjithë sistemit tretës kundër inflamacionit të shkaktuar nga aciditeti i tepërt.
- Ka efekt pastrues. Vaji esencial i sherebelës përshpejton largimin e toksinave nga gjaku nëpërmjet djersitjes dhe pastron gjakun duke shërbyer kështu si një pastrues efikas i organizmit.

- Stimulon ciklin menstrual. Ky vaj esencial ndihmon femrat gjatë ciklit menstrual. Ai aktivizon disa hormone si estrogjeni dhe ofron lehtësim nga probleme të tilla si dhimbjet e kokës, lodhja, të vjellat, plogështia, depresioni, luhatjet e humorit dhe simptoma të tjera të shkaktuara gjatë ciklit.
No comments:
Post a Comment