Qumështi i bajameve është zëvendësim popullor për qumështin e lopës. Bëhet nga bajamet e bluara të përziera me ujë, përmban pak kalori dhe yndyra.
Përparësitë e qumështit të bajameve
Qumështi i bajameve është zgjidhje e shkëlqyeshme për të gjithë ata që vuajnë nga intoleranca në laktozë sepse nuk përmban fare laktozë. Qumështi i bajameve nuk përmban as sojë dhe as kazeinë (proteine qumështore e ngjashme me glutenin), i shkëlqyeshëm edhe për ata që janë alergjik ndaj sojës dhe glutenit.
Nuk përmban acide të ngopura yndyrore dhe kolesterinë, por përmban acide yndyrore omega-3, të rëndësishme për zemrën. Është burim i mirë i proteinave.
Bajamet përmbajnë vitaminë E, mangan, selen, magnez, kalcium, zink, hekur, fibra, fosfor dhe kalcium. Flavonoidet nga qumështi i bajameve reduktojnë rrezikun nga krijimi i kancerit dhe parandalojnë krijimin e shenjave të parakohshme të plakjes. Vitamina E tek bajamet, e cila është antioksidant i fuqishëm, mbron qelizat nga dëmtimet dhe parandalon arteriesklerozën.
Ja si të bësh qumësht bajamesh në shtëpi

1 filxhan bajame organike të gjalla
2 filxhan ujë, plus ujë për banjomarinë
Mund të përdorësh mjaltë për t’a ëmbëlsuar sipas dëshirës
Pajisjet
Tas
Sitë kulluese
Filxhan
Blender
Napë
Tas
Sitë kulluese
Filxhan
Blender
Napë
Përgatitja
- Fut bajamet në ujë për 12 orë deri në 2 ditë. Vendos bajamet në tas dhe mbuloji me ujë. Ato do të fryhen teksa thithin ujin. Lëri të qëndrojnë dhe mbuloji me një napë gjatë natës, ose futi në frigorifer për 2 ditë. Sa më shumë të rrinë në ujë, aq më kremoz do të jetë qumështi.
- Kulloji dhe shpëlaji bajamet.
- Fut në blender bajamet dhe 2 filxhan me ujë.
- Miksoji në blender për 2 minuta. Bajamet do të copëzohen dhe uji do të bëhet i bardhë.
- Kulloji në sitë bajamet. Bajamet në napë vëri mbi një sitë të kullojnë sipër një filxhani. Miksimin e bërë vendose në sitën kulluese.
- Shtype mirë napën. Shtrydhe napën derisa të dalë sa më shumë qumësht që të jetë e mundur. Duhet të dalin diku te 2 filxhanë.
- Ëmbëlsoje. Nëse e do më të ëmbël qumështin mund t’i shtosh mjaltë.
- Fute në frigorifer. Ruaje qumështin në frigorifer deri në 2 ditë.

No comments:
Post a Comment